Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
*Agron Gjekmarkaj
Prej vitesh, marrëdhëniet ndërmjet Rexhep Taip Erdoganit dhe Edi Ramës mund të përkufizohen me këngën shkodrane “Në zaman të asaj furie”! Një “sevda” që s’ka të ndalur, që s’ka dajre t’ia kapë ritmin, që s’ka kadaif e llokum ta barazojë në lezet! Yrrnek i madh për gëzim të dynjasë!
“Kardashleri” i vogël po i ngjet gjithnjë e më shumë atij të madhit!
Me gjasë, të dyve në hojet e xhanit të përflakur nga ëndrra e sundimit, demokracia për të cilën flasin u duket një biçimllëk e zuzari allafrënga, me të cilën janë të shtrënguar çdo ditë, bëjnë hesape si e si t’ia kallin, si e si të librohen prej saj. Rexhepi ia ka dalë, bereqavers. Vend i madh gazep, milet shumë atje në Azi e s’para pyet. Ky i yni bajagi mirë ka ecur në atë rrugë, veçse Uashingtoni, Berlini e Brukseli, qerpiket herë pas herë e shi në atë moment fillon e citon Perikliun, Demostenin, Tukevilin, Linkolnin, Curcillin, De Gasprin, Konicën e Nolin për festa edhe Fishtën për të na mbushur mendjen se oksidentalizma është vetë jeta e tij, tallaz!
Zët e kanë fjalën e lirë të dy. Shpifje, shpifje, shpifje e thërrasin. Njeri ka ëndrra perandorake, tjetri vilajeti. Tanimë udhëheqësi i Turqisë aktuale është identifikuar me “lavdinë” e Perandorisë Osmane dhe në emër të saj dëshiron t’i rindërtojë objektivat e veta diplomatike e strategjike me vendin tonë e të tjera shtete ballkanike. Nuk duhet të lodhemi se përsërituri që pushtimi otoman është fatkeqësia më e madhe, që i ka ndodhur kombit tonë përgjatë gjithë historisë së tij!
Me të lidhen ikja nga Europa, thyerjet shpirtërore e identitare! Siç e thotë Kadare te një novelë e tij e famshme, ata sollën “eklipsin e syrit”, shumë më i çuditshëm e befasues se ai i hënës dhe diellit, por tejet i dhimbshëm për bukurinë si kult.
Gjatë kësaj periudhe “bashkëjetese”, momentet më të lavdishme janë kryengritjet me qëndresën e shenjtë 25-vjeçare të Gjergjit të madh, Skënderbe, librat shqip, Rilindja dhe Pavarësia Kombëtare që na ndanë nga perandoria, por jo nga otomanët dhe otomanizmi, nga prapashtesa “llëk”, që na la bashkë me një sërë bidatesh, të cilat te politika nuk u shuan kurrë!
Para pak ditësh në një aktivitet kushtuar Mit’hat Frashërit, këtij rilindasi të madh, flitej për sulltan Abdyl Hamitin si garantues dhe sponsorizues i alfabetit të gjuhës shqipe dhe Kongresit të Manastirit kur dihet urrejtja, persekutimi dhe syrgjyni për të gjithë shqipëndërruesit! Gjynah që nuk na ra tavani mbi kokë! E meritonim gjithë sa ishim. Por nuk qe e shkruar!
Qysh nga revolucioni i gjithanshëm i Ataturkut e deri sa u shfaq doktrina e Davatoglusë në fillim të viteve 2000 te një samit i Sarajevës, ish-ministër i Jashtëm i Erdoganit, Turqia ka qenë miqësore dhe pa tendenca ndikimi në punët e brendshme të Shqipërisë. Turqia ka qenë dhe mbetet një vend ku shqiptarët nuk paragjykohen, përkundrazi! Pas rënies së diktaturës Turgut Ozal, Sulejman Demirel, Tansu Ciller, Bulent Ecevit janë parë me respekt nga ne sepse ata na ndihmuan pa u përzier, pa na e cenuar dinjitetin kombëtar dhe koherencën religjioze!
Fatos Nano u tentua i pari nga sherbeti dhe jaseminët e Stambollit. Sali Berisha i dytë pas shihareteve, që dha gjatë segmentit ‘92-‘97 më shumë botës arabe sesa vetë Turqisë, i shpëtoi atij tentacioni dhe nuk e futi “anijen” në Dardanele në vitet 2005-2013, duke ruajtur bashkëpunim të mirë me këtë vend mik. Ai i ndenji linjës strategjike SHBA-Europë, paçka se në politikën e privatizimeve privilegjoi turqit. Por Berisha në mandatin e tij të parë, në mënyrë të njëanshme, konsakroi atë që filloi Ramiz Alia, anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike, pa referendum, megjithëse jemi një vend me katër e më tepër besime, të gjitha të barabarta para Kushtetutës. Personalisht e kam parë dhe e shoh si një veprim enigmatik, të dëmshëm, por edhe një njollë të rëndë për vendin tonë këtë pjesëmarrje, duke gjykuar karakterin fetar, raportin e kësaj organizate me standardet demokratike dhe të drejtat e njeriut.
Ndërsa prej disa vitesh nga Turqia e Erdoganit na ofrohet miqësi me spektër vasaliteti. Kosova është Turqi, vikati Presidenti turk dikur në Prizren me Ramën e Thaçin në krah! Folën ata? Aq sa flasin të vdekurit. Rrasën kokën mes veshëve dhe u ulën këmbëkryq si në kohë të “Babës”!
Në fillim, pasi u bëmë anëtarë të Konferencës Islamike, u “pushtuam” nga shkollat e Gylenit, megjithëse e donim Shqipërinë si gjithë Europa, ato shkolla (të Europës) nuk po vinin. Nuk dihet në i thirri njeri! Pakkush pipëtiu. Tani na kërkohet që ata t’i zbojmë dhe t’i zëvendësojmë me shkolla të licencuara nga Ministria e Arsimit të Ankarasë. Përsëri lind një pyetje etike për orientimin mendor e kulturor! Me patjetër duhet të zgjedhim mes Gylenit dhe Erdoganit? Mund të kishim dilema nëse Turqia sot do të ishte kampione demokracie e laiciteti, ose do t’i kemi kur të jetë, por tani nuk duket moment i përshtatshëm për dyzim. Ne kemi nevojë për shkolla europiane. Pikërisht ato lloj shkollash ndërtuan edhe vetë Turqinë moderne dikur.
Fëmijët shqiptarë do të edukohen me shkollë perëndimore apo lindore? Kujtoni pak kohën e “satrapit”, Mbretit Zog, me dy lice francezë, me shkollë teknike e bujqësore amerikane, me shkollë tregtare italiane e shumë të tjera, kur ishim nja 1 milion kokë! A vazhdon ende dielli të lindë nga perëndon, siç mëtonte e mëkonte Naim Frashëri, mbetet një pyetje kjo për Kryeministrin Edi Rama dhe ministren Nikolla?! Çfarë mësojnë fëmijët sot, do të jetë Shqipëria nesër ta dini! Të premten, një fakt pozitiv është konsumuar. Nuk dihet në është linjë e re diplomatike e qeverisë shqiptare apo një shkëndijë krenarie e ministrit Ditmir Bushati, për të cilin thuhet se nuk shihet me sy të mirë nga paria turke. Bushati, kërkesës së ministrit të Jashtëm turk, Mehmet Çavasoglu, për të mbyllur shkollat gyleniste dhe për të dorëzuar personelin e tyre dhe të tjerë ndjekës të klerikut në azil për “kletatje” e “marifet” në Turqi, iu përgjigj duke iu referuar standardeve dhe konventave europiane. Ky ishte një refuzim de fakto! Një vendosje e një kufiri të ri ngjau, një pozicionim për t’u përshëndetur. Me shpresën se gjaku nuk bëhet hirrë, i sugjerojmë Ditmir Bushatit të lexojë herë pas here epopenë e Kara Mahmut Bushatliut, i cili nga luftëtarët që mbronin Rozafatin thirrej “Karagega”, kur në tavolinë i vendosin fermane vasaliteti, do të jetë më i qetë, më i qartë edhe më shqiptar në të ardhmen
Por kjo vlen edhe për Kryeministrin, të cilin e inkurajojmë për miqësi të mirë me turqit dhe udhëheqësit e tyre, qoftë edhe me Erdoganin. Por jo vasalitet dhe marrje modeli. Na dhimbset qerratai, kur shfaqet në haremin politik të Rexhepit, se na dergjet xhani për vatanin, të cilin ende e duam si gjithë Europa me një Kryeministër, i cili ideologjinë iluministe të kontinentit nuk e përtyp si çamçakëz propagandë, teksa pi me nargjile eliksire totalitarizmi. Ani, se gjykojmë për shallvaret në trup Edi Ramën, madje as për fes që mund t’i rrijë mirë mbi krye, le t’i gëzojë, nëse i pëlqejnë, por do të mërziteshim qamet, nëse ato nuk i nxjerr nga koka ku i ka futur tash 6 vjet për t’u ndier rehat në “Anadoll”! /Marrë nga Panorama/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38