Flash News

KRYESORE

Nga lejet e ndërtimit te puna e inxhinierëve, Prokuroria regjistron çështjet penale për pallatet e dëmtuara

Nga lejet e ndërtimit te puna e inxhinierëve, Prokuroria regjistron

Prokuroritë e Tiranës dhe Durrësit kanë regjistruar çështjet penale për pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas këtyre njoftimeve, kanë nisur hetimet për këto ndërtesa që nga lejet e ndërtimit deri te puna e inxhinierëve.

Prokuroria Durrës

Më datë 29.11.2019 Prok. Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash. Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e det nga nëpunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve. Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal.

Prokuroria Tiranë

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka filluar kryesisht hetimet ne lidhje me situatën e krijuar nga fatkeqësia natyrore. Hetimi ka si objekt kryerjen e veprimeve te shpejta ne drejtim te sqarimit te rrethanave konkrete, qe kane çuar ne pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndërtimeve.

Veprat penale qe po hetohen jane ato te Shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet per organet qe kane miratuar lejet e ndertimit dhe nese ato jane dhene ne mbeshtetje te ligjit, si dhe nese ndertuesit kane respektuar lejen e marre, Ndertim i paligjshem, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, Dhenia e ndihmes per ndertim te paligjshem, neni 199/b i Kodit Penal.

Ne lidhje me kete hetim Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka ngritur nje grup hetimor. Ne vijim te veprimeve te kryera, i kerkohet informacion Bashkise se Tiranes per banesat e evidentuara tashme si te prekura nga termeti dhe te klasifikuara jo ne kushtet e duhura per banim. I njejti informacion i eshte kerkuar dhe strukturave te tjera shtetërore.

Të fundit