Flash News

KRYESORE

Nga Maqedonia shiste armë në Elbasan, i sekuestrohen pistoletat 32 vjeçarit

Nga Maqedonia shiste armë në Elbasan, i sekuestrohen pistoletat 32

Falë operacionit të quajtur “Uraka 1” në fshatin Urakë të Prrenjasit, nga policia e Elbasanit, është bërë e mundur arrestimi i shtetasit me iniciale Y. S, 32 vjeç, lindur në Shkup, Maqedoni dhe banues në fshatin Dimcë, komuna Hani i Elezit, Kosovë.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit te automjetit tip "Alfa Romeo" , të cilin e drejtonte vetë, policia gjeti 2 pistoletë me dy krehëra dhe 5 fishekë.

Ky shtetas këto armë zjarri bashkë me municionet përkatëse, i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme nga Maqedonia, me qëllim për t'i shitur ato me pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 euro një pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake” të parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.

 

Të fundit