Flash News

KRYESORE

Nga moderatore në drejtoreshë, Nikolla: Është studente e ekselencës

Nga moderatore në drejtoreshë, Nikolla: Është studente e

Të gjithë e njohim si moderatore, por tashmë Lori Haxhiu do jetë drejtoreshë e Rinisë.

Bukuroshja e Vizion+  është emëruar prej disa javësh Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar Rinisë, institucion që prej këtij mandati qeverisës është në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Rinisë. “Java e Rinisë” që lamë pas, ishte ajo që na njohu me drejtoreshën e re të rinisë, e cila prezantoi në media kalendarin e ngjeshur me 32 aktivitete në të gjithë Shqipërinë, ku pati pjesëmarrje të gjerë të të rinjve.

Ministrja e arsimit Lindita Nikolla në takimin që ekipi i ministrisë që ajo drejton dhe Kryeministri i vendit patën me studentët e ekselencës, vlerësoi angazhimin e Haxhiut si një prej studenteve të ekselencës, e cila me përkushtim arriti të organizojë një javë të mbushur plot me aktivitete për rininë shqiptare.

Nuk e dimë akoma nëse Lori do heqë dorë nga televizioni, apo do  arrij të ndajë punën në të dyja fushat. 

 

 

Të fundit