Flash News

KRYESORE

Nga muzika te sporti, aktivitetet e rezervuara për këtë fundjavë në Tiranë

Fundjava e fundit e muajit shkurt vjen plot aktivitete në kryeqytet!

Bashkia Tiranë sjell këtë të shtunë një aktivitet me muzikë, interpretime, poezi, rrëfime, humor e fotografi pranë një prej veprave më të njohura të instilacionit të artit publik, ideuar nga artisti i mirënjohur japonez, Sou Fujimoto.

Po këtë ditë, Federata Shqiptare e Volejbollit në bashkëpunim me APR organizojnë mini-kampionate volejbolli në Parkun Olimpik “Feti Borova”.

Dymbëdhjetë skuadra do të bëhen pjesë e një dite kushtuar këtij sporti, që frymëzon të rinjtë për një jetesë aktive dhe të shëndetshme.

Për adhuruesit e natyrës, Travel to Discover Tirana organizon hiking jashtë qytetit, në Liqenin e Bovillës. Tre vajzat e guidës do të ndajnë me ju pasionin dhe eksperiencën e kaluar në vite me eksplorime.

Ndërsa Hiking Adventure Club Albania ju ofron ditën e shtunë të vizitoni Ujëvarën e Kakunjit dhe shkëmbin Askolaj, në Baldushk.

Edhe të dielën mund të shijoni natyrën e bukur të zonave përreth Tiranës. Mrekullohuni nga Liqeni super fantastik i Allmuçajve.

Të fundit