Flash News

KRYESORE

Nga ndryshimet në qeveri te hapja e partisë, zbardhet axhenda e Asamblesë së PS

Nga ndryshimet në qeveri te hapja e partisë, zbardhet axhenda e

Partia Socialiste pritet të kalojë në një periudhë intensive të përgatitjeve për zgjedhjet vendore te 2019-ës.

Nisur edhe nga protestat e fundit të studentëve dhe banorëve të Unazës së Re, Rama duket se i ka më të qarta lëvizjet që duhet të bëjë në kabinetin e tij.

Gazeta ‘Panorama” shkruan se do të jenë 2-3 ministri që do të pësojnë ndryshime. “Burime pranë mazhorancës shprehen se në radarin e ndryshimeve janë edhe ministri për të cilat Rama ka shprehur rezerva dhe kritika edhe në mbledhjet e mëparshme të Asamblesë Kombëtare. Nga ana tjetër, nuk përjashtohet edhe mundësia që ministrat e rinj që pritet të vijnë në qeveri t’u përkasin profileve më shumë teknike se sa politike si në rastin e Sandër Lleshajt”, thuhet në artikull.

Asambleja Kombëtare e PS do të mbahet më  28 dhjetor dhe do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama, në një analizë të detajuar të qeverisë së tij përgjatë vitit të fundit.

Më tej, Asambleja do të hyjë në një proces organizativ të PS, kryesisht me hapjen e partisë për më shumë gra dhe të rinj.

Asambleja do të miratojë një propozim për të përfshirë në çdo forum të PS 30% gra dhe 30% të rinj.

Të fundit