Flash News

KRYESORE

Nga ndryshon “Hilton Garden Inn” me “Hilton Hotels” dhe pse nuk e mbush dot boshllëkun e ‘Sheraton’

Gjatë stinës së verës, në Tiranë do të hapet hoteli ‘Hilton Garden Inn’ pjesë e kompanisë ‘Hilton Worldwide’. Hoteli do të ketë 141 dhoma, 2 suita dhe 6 salla moderne konferencash dhe ardhja e kësaj marke në Tiranë sigurisht që përbën një hap pozitiv për turizmin.

Megjithatë, përmasat e këtij hoteli janë të pakrahasueshme me disa hotele të reja që janë ndërtuar dhe priten të ndërtohen së shpejti në Tiranë, të cilat zotërohen nga sipërmarrës shqiptarë, kanë më shumë dhoma, por nuk janë marka të njohura rajonale apo evropiane.

Gjithashtu, duhet bërë dallimi midis “Hilton Garden Inn” me “Hilton Hotels”, pasi ka përpjekje për ta shitur markën e vendosur në kryeqytetin shqiptar si ndër më prestigjozet në botë.

Kompania ‘Hilton Worldwide’ ka 14 ‘brande’ në përbërjen e saj dhe një prej tyre është ‘Hilton Garden Inn’, por që nuk bën pjesë në ‘big’-ët e kompanisë dhe aq më pak të mbushë boshllëkun e lënë pas ikjes së ‘Sheraton’.

Dhomat në këtë hotel kanë një çmim mesatar dhe të përballueshëm për turistët, ndryshe nga markat e tjera të ‘Hilton’ ku çmimi i një dhome kap shifra të shumë të larta.

Të fundit