Flash News

KRYESORE

Nga OKB, Erdogan paralajmëron Kurdistanin për luftë

Nga OKB, Erdogan paralajmëron Kurdistanin për luftë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje edhe njëherë administratës rajonale kurde të Irakut për të hequr dorë nga referendumi i pavarësisë i planifikuar për tu mbajtur më 25 shtator.

Presidenti Erdogan iu drejtua me një fjalim liderëve botëror në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork.

Duke nënvizuar se vendimi për referendum i administratës rajonale kurde të Irakut do të mund të hapë rrugë luftimeve të reja, Presidenti Erdogan paralajmëroj duke thënë se: “Neglizhenca e qëndrimit të hapur dhe të vendosur të Turqisë për këtë çështje do ti hapë rrugë një procesi që do të privoj mundësitë e administratës rajonale kurde të Irakut”.

Liderët e rajonit autonom të Kurdistanit kanë lajmëruar se referendumi nuk do të përcaktojë shkëputjen përfundimtare nga Iraku, por do të shërbejë si argument në bisedimet me qeverinë e Bagdatit. Deri më tani, vetëm Izraeli ka mbështetur publikisht krijimin e shtetit të Kurdistanit.

Të fundit