Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Në zgjedhjet e fundit lokale,pesë deputetë të shumicës vendosën të japin dorëheqjen nga angazhimi i tyre parlamentar dhe të konkurrojnë në zgjedhjet lokale.
Sipas raportit të Institutit të Studimeve Politike (ISP) me titull “Parlamenti në kohën e krizës”, theksohet fakti se shumica e tyre kanë pasur më parë përvojë të jetës parlamentare, pra përfaqësojnë investime të partive të tyre në politikën qendrore
Të pesë deputetët morën mandatet e kryetarit të bashkisë. Konkretisht, Rakip Suli është kryetar në Kamëz, Pjerin Ndreu është kryetar në Lezhë, Ilir Xhakolli është kryetar në Pogradec, Nuri Belba është kryetar në Përrenjas dhe Flamur Golemi është kryetar në Gjirokastër.
Sipas ISP-së, vendimi për ndërprerjen e mandatit parlamentar dhe kalimit në pushtetin lokal lidhet më shumë me rënien e rëndësisë së pozitës së deputetit në procesin vendimmarrës dhe publik, krahasuar me kryetarët e bashkive, të cilët me ndarjen e re administrative kanë më shumë ndikim publik, ekonomik e politik sesa një deputet.
Analiza e të dhënave të pesë deputetëve në angazhimin e tyre parlamentar gjatë sesionit aktual në parlament, tregon se kanë pasur koeficiente në mesatare ose nën mesataren e kolegëve të tjerë të tyre në grupin parlamentar.
“Pra, në tërësi nuk kemi të bëjmë me politikanë të suksesshëm në nivelin qendror që delegohen si modele në qeverisjen vendore, sesa kemi të bëjmë me politikanë që kanë ndikim në zonat lokale ku kandidojnë dhe që ndikimi i tyre aty mund të jetë më efektiv për partinë e tyre politike, sesa pjesëmarrja e sforcuar në jetën parlamentare.” është përfundimi i raportit i bërë nga instituti që merret me monitorimin punës në parlament.