Flash News

KRYESORE

Nga Partizani i Beogradit te Milani, këta janë kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut

Skënderbeu do të njoh sot në orën 13:00, kundërshtarin e fazës së play-off të Europa League. Korçarët arritën të kualifikoheshin përballë çekëve të Mllada Boleslav me anë të penalltive.

Por shorti nuk parashikon një ndeshje të lehtë për Skënderbeun pasi kundërshtarë do të ketë ekipe të forta europiane.

Dëshira e presidentit Ardian Takaj është që të përballet me Milanin, megjithatë në listë ka emra të tjerë të mëdhenj të futbollit europian si Ajax, Atheltic Bilbao, Zenit, Dinamo Kjevit, Fenerbaçe, Braga, Everton apo Dinamo Zagreb.

Kjo fazë mund të ofrojë edhe një derbi ballkanik pasi skuadra shqiptare mund të luajë kundër Partizanit të Beogradit apo PAOK-ut grek.

Edhe Shkëndija e Tetovës ndodhet në të njëjtën vazo si Skënderbeu për fazën e play off-it.

Të fundit