Flash News

KRYESORE

Nga përkrahja e Kosovës te sheshi ‘Skanderbeg’ në Paris, për çfarë do të mbahet mend ish-presidenti Jacques Chirac

Sot, u nda nga jeta  në moshën 86-vjeçare ish-presidenti francez, Jacques Chirac.

Lajmi për vdekjen e ish zyrtarit francez u konfirmua edhe nga familjarët  e tij. Por, për çfarë do të mbahet mend ish-presidenti Chirac, një emër që veç të tjerash, njihet edhe si përkrahës i shqiptarëve.

Gjatë qëndrimit në detyrë në vitet 1995 në 2007, Chirac shërbeu për dy mandate.

Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet, ndërsa do të mbahet mend edhe për futjen në përdorim të monedhës euro në vend.

Gjatë qëndrimit, Chirac kujtohet për kundërshtinë e tij të hapur për luftën në Irak, duke dalë kështu kundër ish kryeministrit britanik Tony Blair dhe presidentit amerikan të George W Bush.

Gjatë kohës që ai ishte kryebashkiak i Parisit, më 1978, Këshilli Bashkiak i kryeqytetit francez, miratoi emërtimin e sheshit “Place di Skanderbeg”, në ndër të shqiptarëve që jetonin atje, si dhe të heroit tonë kombëtar.

Po ashtu, presidenti Chirac do të mbahet mend edhe për mbështetjen që ka dhënë për të ndalur gjenocidin ndaj popullit kosovar si dhe për intervenimin e NATO-së kundër serbëve.

Kur NATO-ja ka nisi bombardimet më 1999, Chirac ka thënë se sulmet ajrore kanë nisur për të mbrojtur "paqen në tokën tonë, paqen në Evropë".

Po ashtu, ai u përfol në disa skandale korrupsioni disa vite pasi kishte lëne postin e Presidentit.

Të fundit