KRYESORE

Nga porosia për drejtorët te ‘delegimi i Durrësit’ te Ardian Çela, ç’u diskutua në takimin e Ramës me drejtuesit e PS në qarqe

Nga porosia për drejtorët te ‘delegimi i Durrësit’ te

Zbardhen detaje të reja nga takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të PS në qarqe.

Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë në selinë rozë,  12 drejtuesit politikë i kanë dorëzuar Ramës raportin e javës mbi organizimin që po bëjnë për fushatën zgjedhore, problematikat që kanë hasur në zonat e tyre, por edhe lëvizjet e fundit.

Mësohet se një nga porositë kryesore që Rama u ka dhënë sot, ka qenë hartimi i një raporti mbi punën dhe perfomancën e drejtorëve të institucioneve me emra konkretë.

Madje, ai ka kërkuar që drejtorët që nuk kanë ofruar shërbime cilësore do të shkarkohen.

Po ashtu, i pranishëm në mbledhjen e sotme ka qenë edhe kreu i OSHEE, Ardian Çela i ngarkuar nga Rama për organizimin fushatës së PS në qarkun e Durrësit.

Rama do të vijojë të jetë drejtues politik i PS në Durrës në vend të Vangjush Dakos, por i ka deleguar Çelës kompetencat për drejtimin e fushatës dhe organizimit në terren.

Kjo është mbledhja e tretë brenda dy javësh e Ramës me drejtuesit politik të qarqeve, ku në fokus të diskutimeve janë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Në mbledhjen e dytë, Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë kujdes për shërbimet ndaj qytetarëve, sidomos në hipoteka. Po ashtu është vënë në dukje se më shumë problematika për ecurinë e fushatës kanë hasur rajonet veriore.

Rama e ka bërë të qartë për të gjithë në PS se kërkon mandatin e tretë radhazi qeverisës dhe sigurimin e 74 mandateve.

Ditari politik

Të fundit