Flash News

KRYESORE

Nga prilli linjë fluturimi Tiranë- Tel Aviv

Nga prilli linjë fluturimi Tiranë- Tel Aviv

Asht siç ishte lajmëruar më herët, tashmë do të ketë një linjë ajrore nga Tirana në Tel Aviv.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, sapo ka firmosur marrëveshjen për linjën direkte Tiranë -Tel Aviv, që sipas tij nis zbatim që nga muaji prill i këtij viti.

“Në Tel Aviv. Me homologun Yariv Levin, në një takim frytdhënës ku theksuam marrëdhëniet e shkëlqyera Shqipëri- Izrael. Së bashku mbyllëm marrëveshjen për linjën direkte Tiranë-Tel Aviv, që fillon fluturimet në Prill 2018 dhe që do të jetë një vlerë e shtuar për zhvillimin e turizmit në të dyja vendet”, shkruan ministri në rrjetet sociale.

Të fundit