Flash News

KRYESORE

Nga Rinasi drejt Londrës, kapet në aeroport çifti turk me dokumente false

Nga Rinasi drejt Londrës, kapet në aeroport çifti turk me

Kapet në aeroportin e Rinasit një çift të fejuarish, duke tentuar të udhëtojnë drejt Londrës me dokumente false.

Sipas policisë, vajza 18 vjeçe dhe djali 21 vjeç, të dy shtetas turq, kishin hyrë prej disa ditësh në Shqipëri  dhe akuzohen për “Falsifikim pasaportash, letërnjoftimeve ose  vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” e kryer në bashkëpunim.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • O.I., 21 vjeç, lindur dhe banues në Turqi .
  • E.I., 18 vjeçe, lindur dhe banuese në Turqi.

Shtetasit e mësipërm, janë të fejuar dhe janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara.

Këta shtetas do të udhëtonin në drejtim të Londrës, të cilët kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia. Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.

Të fundit