Flash News

KRYESORE

Nga rrethimi i Parlamentit deri te kravata e luftës, Rama mesazhe ushtarake përmes veshjes

Politikanët shpesh herë tentojnë të japin përshtypjen se nuk janë shumë të interesuar në mënyrën se si vishen, ama veshja është një tjetër mënyrë komunikimi: jep mesazhe.

Gjatë protestës së sotme të opozitës, në terren kishin zbarkuar rreth 1300 efektivë policie për të monitoruar situatën, nga Parlamenti e deri te Kryeministria. Parlamenti ishte i rrethuar me autoblinda e me mjetë të ndryshme policore dhe ushtarake.

I veshur me një kravatë ushtarake; në seancën e sotme plenare, teksa jashtë dyerve të parlamentit protestohej, Rama hodhi kritika ta shumta. Madje edhe drejt mediave të huaja, duke rithënë termin "kazan".

Rama është akuzuar vazhdimisht nga  ish-depuetët e opozitës por edhe nga opinionistë të ndryshëm e qytetarë, për regjim ushtarak të vendit. Si për të "kombinuar" masat e rrepta të sigurisë Rama ka kamufluar veprimet e qëllimet e tij më një kravatë me printe ushtarake.

Rama është ndër politikanët që jep më shumë mesazhe përmes veshjes, herë për të rënë në sy e herë për të sinkronizuar situatat.

Të fundit