Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Nga sekretare në diplomate në Bruksel, emërimet e çuditshme të ish ministrit të Jashtëm Bushati
Dy sekretaret e Ditmir Bushatit, pa i plotësuar kriteret ligjore aktualisht gwzojnw detyrat e diplomateve nw Bruksel. Gradimi i tyre erdhi gjatw drejtimit tw Minsitrisw sw Jashtme nga deputeti i qarkut tw Shkodrws.
Uarda Celami aktualisht është këshilltare në Misionin Diplomatik Shqiptar pranë Bashkimit Evropian në Bruksel. Ajo është emëruar në këtë post gjatë kohës që ministër i jashtëm ishte Ditmir Bushati. Por emërimi i saj është jashtë kritereve ligjore sepse në Tiranë, Uarda Celami ka qenë vetëm sekretare në Ministrinë e Jashtme. Në ligjin për shërbimin e jashtëm, neni 48 , jepen afatet për për marrjen e gradave diplomatike. Gradët vijnë në rradhë, nga atashe, sekretar i trete, sekretar i dyte, sekretar i pare dhe pastaj keshilltar, këshilltar ministër dhe ambassador. Ligji thotë në pikën “ç” të këtij neni, se këshilltar mund bëhesh vetëm 12 vjet pasi je bërë “Atashe”.
Uarda Celami nuk i ka kaluar këto shkallë pasi ajo në vitin 2013 ka mbaruar studimet. Pra në total, ka vetëm 6 vjet përvojë pune. Ky është një emërim qesharak i zotit Bushati, që ka marrë një studente nga bankat e shkollës dhe e ka bërë diplomate në zemër të Evropës.
“Po nuk u hoq dorë, nga keqtrajtimi i shërbimit diplomatik shqiptar nga partitë politike, po nuk u konsiderua Ministria e Punëve të Jashtme si institucion elitar i shtetit, si në çdo vend të botës, kurrë nuk ka për t’u bërë një shërbim diplomatik në nivelin që e kërkon koha”, tha Paskal Milo, ish Ministri i Jashtëm.
Në të njëjtën mënyrë është emëruar edhe një tjetër diplomate nga Ditmir Bushati. Orjana Mullisi shërben gjithashtu pranë Misionit Diplomatik Shqiptar në Bruksel. Ajo ka mbaruar studimet master ne vitin 2013 në Belgjikë. Ka hyrë në ministrinë e punëve të jashtme në tetor 2014 si Asistente ekzekutive e ministrit. Ka marrë titullin diplomate në vitin 2016 dhe në Mars 2017 është emëruar sekretare e dytë në Misionin Shqiptarë pranë Bashkimit Evropian. Pra, Orjana Mullisi brenda një viti ngjiti 3 shkallë një herësh në karrierën diplomatike. Sipas ligjit ajo mund të kishte marrë postin e sekretares së dytë, vetëm 5 vjet pasi të ishte bërë atashe.
Si përfundim, të dy këto vajza të reja, vazhdojnë sot rrugën e tyre në diplomaci falë shkeljes së ligjit nga ish ministri Bushati./ Burimi: Top Channel