Në mjekësinë popullore, shurupi i trëndafilit konsiderohet si ilaçi i shumë sëmundjeve, përfshirë mëlçinë, zorrën dhe veshkën.
Shurupi i trëndafilit gjithashtu ka veti mjaft të mira në reduktimin e stresit dhe lodhjes fizike e mendore.
Ndërkohë ky lloj lëngu, jep rezultate të jashtëzakonshme edhe për lëkurën dhe bukurinë. I jep lëkurës vitalitet dhe hidratim.
Shurupi i trëndafilit këshillohet të konsumohet në ditët e nxehta të verës pasi i jep trupit shumë freski.
Përgatitja:
- Tri të katërta e enës me vëllim prej 5 litrash mbushni me petale trëndafili.
- Shtoni 4 kg thartirë limoni, mbushni me ujë pothuajse deri në grykë. Mbuloni me pjatë, ose me kapak.
- Lërini dhjetë ditë në diell. Kullojeni.
- Shtoni sheqer po aq kilogram saç keni dhe ujin.
- Përzieni dhe lini të qëndrojnë në enë të mbuluar derisa sheqeri të shkrihet.
- Shurupin hidheni në shishe qelqi dhe mbylleni mirë.
Përdorni vetëm trëndafila të kopshtit tuaj, përkatësisht ato që nuk janë spërkatur me pesticide.
Discussion about this post