Flash News

KRYESORE

Nga shallvaret e Ramës te kufjet e Xhafës, mesazhet e koduara të qeverisë

Body-language (komunikimi përmës gjesteve) i qeverisë gjatë ditës së sotme fliste vetë.

Në momentin kur ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi sot ngrënien e peshqve të mëdhenj, kryeministri Edi Rama u paraqit në Fier në punimet e ujësellësit i veshur me këpucë llustra-fin dhe shallvaret tradicionale të Shqipërisë së mesme të shekullit të XIX-të.

Me këtë veshje Rama rrekej të tregonte se është i qetë dhe se nuk e tut aspak skandali që i ka plasur në dorë me ish-ministrin e tij Tahiri.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili me sa duket nuk dikërka anglisht, u pa sot me kufje teksa flisnin disa amerikanë, në mesin e të cilëve ishin edhe të dërguarit e FBI-së në Tiranë, ndoshta në përpjekje për të mos i kuptuar mirë mesazhet.

Për fat të mirë Lu-ja i foli shqip, kur i kërkoi arrestimin e peshqve të mëdhenj në janar.

Në atë pikë, qeveria s’mund të fshihej më as pas shallvareve dhe as pas kufjeve.     

   

Të fundit