Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Shqipëria e Kosova me punë në Gjermani, saga e gjatë për një vizë në ambasadë
Punë dhe jetesë në Gjermani! Si një ëndërr e bukur që papritur bëhet realitet vendet e Ballkanit Perëndimor: Kështu tingëlloi rregullorja e posaçme e qeverisë gjermane në nëntor 2015 për punësimin legal të qytetarëve nga Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e Shqipëria. Synimi ishte të ulej vala e azilkërkuesve. E vërtet jo pak vetë e përmbushën këtë ëndërr. Vetëm në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar ambasadat gjermane në vendet e Ballkanit Perëndimor dhanë 19.294 viza pune. Ambasada gjermane në Tiranë arriti për vitin 2017 të japë 2796 viza.
Shifra është e lartë, por duket e pamjaftueshme. Sepse në dyert e ambasadave presin akoma më shumë aplikues për një vizë pune. Për shembull Agjencia Gjermane e Punës dha nga janari deri në shtator 2017, 22.773 miratime provizore paraprake për aplikuesit nga Kosova, por viza u dhanë vetëm për 4758 vetë. Miratimi provizor paraprak është kusht për të marrë vizën e punës.
"Numri i kërkesave për vizave është shumëfishuar dhe vazhdon të rritet"
Ministria e Jashtme e Gjermanisë i konfimoi Deutsche Welles "rritjen e ndjeshme të kërkesave për vizë nga vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim punën në Gjermani. Numri i kërkesave për vizave është shumëfishuar dhe vazhdon të rritet."
Një shumëfishim me pasoja: Sepse shumë vetë ankohen për kohët e gjata të procedurave për marrjen e vizës së punës në ambasadat gjermane në rajon. Sidomos të bie në sy koha e gjatë e pritjes mes kërkesës për orar deri në datën e aplikimit për vizë. Carola Burkert, eksperte për migrimin tek IAB, Instituti Gjerman për Tregun e Punës dhe Studimin e Profesionit në Nuremberg, rendit për Deutsche Wellen vendet me më shumë kohë pritjeje: "Ajo që bie në sy më shumë është Prishtina, me më shumë se një vit kohë pritjeje, Sarajeva me më shumë se një vit, Beogradi 7 muaj, Tirana 6 muaj, kjo ka qenë gjendja në shkurt 2018. Por nuk duhet të llogarisni vetëm këtë kohë, por edhe kohën e përpunimit të dokumenteve. Përfytyrojeni, ju keni një ofertë, punëdhënësi ka nevojë për ju tani, e ju nuk shkoni dot, sepse nuk keni vizë, oferta bie, sepse si punëdhënës unë gjej dikur një zgjidhje tjetër."
Me shpenzime personale në kërkim të kontratës në Gjermani
Pikërisht kjo i ndodhi Bekim Imerit nga Gostivari. Shoferi i kamionëve kishte një ofertë pune nga Paderborni. Por për shkak se viza e punës nuk u dha në kohën e duhur, punëdhënësi u tërhoq. "Askush nuk të pret kaq gjatë në Gjermani", thotë ai. 46 vjeçari mori vetë rrugën në kërkim të punës. "Erdha vetë në Gjermani dhe shpenzova shumë para për një kohë të shkurtër."
Bekim Imeri pati fat. Për shkak se shoferët e kamionëve kërkohen në Gjermani, ai gjeti një punë të re tek Eraslan Logistik GmbH. "Punëdhënësi i ri më tha të mos humbas asnjë ditë, sa të marr vizën duhet të nisem menjëherë", thotë Bekimi. Pas më shumë se 7 orë pritjeje në ambasadën e Shkupit ai i dorëzoi dokumentet. Tanimë është në pritje, gjithmonë me frikën, se mos e humbet edhe këtë shans të dytë për punë.
Dr. Carola Burkert, eksperte për migracionin në IAB, Instituti për Tregun e Punës dhe Studimin e Profesionit
Caku i mbingarkesës
Pse kjo kohëzgjatje? Ministria e Jashtme Gjermane thekson se "koha e pritjes për një orar për të aplikuar për vizë varet nga kërkesa dhe kapacitetet që janë në dispozicion në sektorin përkatës të vizës. Edhe koha e përpunimit varet nga secili rast individualisht." Ministria e Jashtme Gjermane i ka përforcuar maksimalisht përfaqësitë në vendet e Ballkanit Perëndimor, madje edhe ambientet janë shfrytëzuar maksimalisht, thuhet në shpjegimin e saj.
Duket se ambasadat kanë arritur cakun e mbingarkesës. Carola Burkert nga Instituti i Tregut të Punës, IAB e njeh problematikën. U tha se do të zgjerohen rrugët legale me kushte të caktuara për njerëzit nga Ballkani Perëndimor, por nuk u zgjeruan dhe shtuan strukturat për këtë, kritikon ajo qeverinë gjermane. "Situata e punonjësve në sektorët e vizave është katastrofale, pra përsa i përket presionit të kohës, kritikave që bëhen, fluksit të madh që kanë. Për këtë fluks ato nuk ishin të përgatitura, si nga ana e personelit, por edhe e kapaciteteve."
Frika nga humbja e vendit të punës
Ndërkohë tensioni i aplikuesve që presin për vizën e punës shtohet dita-ditës. Vendi i punës në Gjermani pret, por edhe sa? Kleis Hazizi, një djalë i ri nga Tirana që kërkonte një perspektivë të re gjeti një kontratë pune të përhershme si speditor tek firma Wertbau në Gjermani. Ai ia ka dalë të fusë dokumentet e kërkuara. "Por po kalojnë më shumë se 4 muaj dhe ambasada nuk më ka kthyer përgjigje. Puna në Gjermani vazhdon, dhe jam akoma në Shqipëri", thotë ai i shqetësuar.
Kleisi ka frikë se mos e humbet punëdhënësin. E kontaktuar nga Deutsche Welle, firma Wertbau konfirmon se do ta merrte atë me dëshirë në punë, nëse ai e merr vizën. Por ndërkohë edhe një pengesë tjetër del përpara. Marrja e miratimit provizor paraprak tanimë nuk bëhet nga punëdhënësi, por në një procedurë të brendshme sektori i vizës e merr atë tek Agjencia e Punës. Nëse miratimi provizor paraprak, dikur me një afat gjashtëmujor, skadon, për Kleisin do të thotë të fillojë procedurën nga e para. Carola Burkert e kritikon këtë ndryshim në procedura. "Kjo kushton edhe njëherë kohë dhe resurce personeli."
Bekimi pret. Kleisi pret. Punëdhënësit në Gjermani presin. Të gjithë në pritje që një ditë, dikush në sektorin e vizës të nxjerrë dosjen nga stiva e gjatë e aplikimeve. Por se kur do të ndodhë kjo, këtë nuk e di askush./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38

