Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Nga shtëpitë e reja te trajtimi financiar për gjithë jetën, vendimet e qeverisë për familjet e prekura nga tërmeti
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sërish një mbledhje të jashtëzakonshme këtë mëngjes, duke komunikuar se qeveria do të vendosë sot fillimisht për familjet që patën pasoja tragjike me humbje në njerëz nga tërmeti i së martës.
Rama tha se familjet e viktimave do të hyjnë në shtëpi të reja dhe do të trajtohen edhe me një trajtim të posaçëm financiar.
“Të gjitha familjet e viktimave në Durrës, familja Broshka 4 anëtarë 1 viktimë, familja Gjana 8 anëtarë 1 viktimë, familja Lala 8 anëtarë, 7 viktima. Familja Meçja 5 anëtarë, 1 viktimë, etj., duhet të hyjnë në shtëpitë reja urgjent.
I kemi gati mundësitë për ta. Duhet caktuar një person specifik në Durrës dhe një në Tiranë që do të bëjë kontaktin me ta për t’iu thënë se ku duan të rrinë. Familjeve të viktimave të Thumanës po ashtu jemi gati t’u ofrojmë menjëherë apartamente në Tiranë.
Po ashtu, trajtim të posaçëm financiar për familjet ku tërmeti ka marrë jetë. Trajtimi financiar do jetë për gjithë jetën. Dje kam shoqëruar Albert Carën i cili ende nuk di se i ka humbur të gjithë. Urojmë ta kapërcejë situatën e rëndë sepse është dëmtuar në shtyllën kurrizore dhe për këtë e kemi çuar për mjekim në një nga klinikat më të specializuara. Por të gjithë jemi të vetëdijshëm se si do jetë. Ashtu dhe për Lindita Carën që i ka humbur të gjithë”, tha Rama.
Kryeministri tha se për të gjithë kategorinë e pensionistëve që janë pjesë e familjeve me pasoja tragjike do t’u jepet një pension i veçantë.
Po kështu do të akordohen 1 milion lekë të reja për çdo familje që ka viktima dhe bursa për nxënësit e studentët.