Flash News

KRYESORE

Nga siguria tek sezoni turistik, çfarë u diskutua sot në zyrën e prefektit të Shkodrës

Nga siguria tek sezoni turistik, çfarë u diskutua sot në

Prefekti i qarkut të Shkodrës, Valdrin Pjetri, pas takimit me ministrin e Brendshëm, ka folur për mediat lokale për të thënë se çfarë është diskutuar. Pjetri tha se bëhet fjalë për një vëmendje të shtuar për qarkun e Shkodrës, sigurinë e jetës së qytetarëve si dhe nisjen e punës sa më parë për të garantuar vijimin e mbarë të sezonit turistik.

“Takimi i sotëm është fokusuar mbi agjendën dhe punë që qeveria shqiptare do të zhvillojë në qarkun e Shkodrës. Ishte ministri, ishte drejtori i Policisë së Shtetit, ishte drejtori i qarkut dhe një sërë aktorësh si Dogana dhe Tatimet, që bëhet fjalë për një mbarëvajtje  të punës sonë në vijon, këtu përfshihet edhe sezoni turistik që është duke trokitur dhe zyra jonë ka filluar të marrë masat që të kemi një sezon  sa më të saktë, të mirë organizuar në mënyrë  që t’u lehtësohet  jeta shkodranëve, banorëve të qarkut tonë si dhe të ardhurve që do të jenë turistë”, tha  prefekti.

Lidhur me kërcënimet ndaj disa përfaqësuesve të klubit të Vllaznisë, Pjetri u përgjigj: “Nuk ka qenë pjesë e diskutimeve në mbledhjen tonë. Nuk kemi asgjë zyrtare për këtë, të paktën ne si prefekturë dhe nuk e di nëse Policia e Shtetit e ka këtë informacion ose jo”.

Të fundit