Flash News

KRYESORE

Nga sot bllokohet autostrada Tiranë –Durrës, si shkohet drejt Rinasit

Nga sot bllokohet autostrada Tiranë –Durrës, si shkohet drejt

Nga sot, ka nisur ndërhyrja emergjente për përmirësimin e situatës së përmbytjeve në segmentin Tiranë–Qafë Kashar.

Njoftimi është bërë i ditur prej ditësh nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor, ndërsa punimet e nisura kanë sjellë edhe efektet e para.

Veç bllokimit të automjeteve përgjatë autostradës, një nga segmentet kyçe në vend, problem mbetet edhe për ata që duan të shkojnë në aeroportin e Rinasit.

Gazetari i ‘News 24”, Erjon Skëndo sqaron në një lidhje të drejtpërdrejtë se për momentin në Rinas mund të shkohet përmes rrugëve dytësore, të cilat janë të aksesueshme vetëm në një sens lëvizjeje. Kjo pasi këto akse dytësore, paralel me autostradën janë ndërtuar nga vetë bizneset, që ndodhen në këtë zonë.

Megjithatë, sipas gazetarit kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim, kur fluksi i punës të jetë më i lartë.

Autostrada është parashikuar të bllokohet për dy javë dhe shkak për nisjen e këtyre punimeve është ndërmarrë për të evituar përmbytjet, sidomos në zonën e qafës së Kashartit, sa herë ka reshje intensive shiu.

Të fundit