Flash News

KRYESORE

Nga sot bosët e krimit në Shqipëri do të izolohen qelitë e regjimit të posaçëm, 41 BIS

Nga sot bosët e krimit në Shqipëri do të izolohen

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj firmos urdhrin për izolimin në qelitë e regjimit të posaçëm 41 bis, të bosëve të krimit. 

Sot në 13:30 për zbatimin e 41 Bis, i cili aplikohet për herë të parë në Shqipëri, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kreu i SPAK, Arben Kraja, pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për media në Ministrinë e Drejtësisë.

Sistemi “41 Bis”, sipas modelit italian parashikon që në izolim të futen të gjithë ata persona për të cilët dyshohet se kanë mbajtur lidhje me elementë jashtë burgut duke vijuar aktivitetin kriminal.

Komisioni i Vlerësimit të Rrezikshmërisë përcakton rrezikshmërinë dhe si rrjedhojë i propozon Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve nivelin e sigurisë që do të mbahet një i burgosur.

Sipas ligjit, faza e parë e zbatimit parashikon izolimin e rreptë të 270 të dënuarve apo personave nën hetim, të cilët do të kenë zero kontakte me botën e jashtme.

Ky regjim përfshin të dënuarit për rreth 22 vepra të rënda penale, mes të cilave edhe aktet terroriste, apo vepra të tjera të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Te izoluarve do tu lejohet vetëm një takim në muaj me familjarët, në një mjedis të mbikqyrur.

Atyre personave që nuk do të kenë takime me familjarët, do tu lejohet një bisedë telefonike në muaj për 10 minuta, e cila do të jetë e regjistruar.

Edhe qëndrimi në ajrim këtyre personave do tu reduktohet deri në 2 orë, ku lëvizjet e tyre do të monitorohen me kamera sigurie./ora news

Të fundit