Flash News

KRYESORE

Nga sot, Whatsapp nuk do të funksionojë në këta celularë

Nga sot, Whatsapp nuk do të funksionojë në këta

Për disa modele të vjetra telefonash, aplikacioni Whatsapp do të ndalojë së funksionuari. Përdoruesit e këtyre pajisjeve nuk do të jenë më në gjendje të krijojnë llogari të reja ose të vërtetojnë llogaritë ekzistuese nga sot 1 shkurt.

Spias Facebook, që zotëron dhe Whatsapp-in, kjo është një masë e nevojshme sigurie:

Për shkak se ne nuk zhvillohemi për këto sisteme operative, disa veçori mund të ndalojnë së funksionuari në çdo kohë. Ne ju rekomandojmë të përdorni versionin e fundit të iOS, ose Android të disponueshëm për telefonin tuaj."

Ky aplikacion nuk do të jetë më i disponueshëm në versionet 2.3.7 dhe më të vjetër se kaq në pajisjet Android. Ndërsa celularët iPhone me sistem IOS 8 dhe më të vjetër do të humbasin gjithashtu aplikacionin e WhatsApp.

 

Të fundit