Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Nga tërmeti në stuhi, përmbytje rrugësh dhe rrëshqitje dherash gjatë natës në disa zona të vendit
Pas ankthit të përjetuar prej tërmetit që ra pasditen e së shtunës, vendi ynë nuk po gjen ende qetësi prej dukurive natyrore.
Nata e mbrëmshme është shoqëruar nga moti i keq me stuhi të forta, rrufe dhe rrebeshe shiu. Kjo ka bërë që në disa zona të vendit të rrezikohen nga përmbytjet, bllokime aksesh nga rrëzimi i pemëve, apo rrëshqitjet e dherave.
Kështu, në Kamzë, reshjet e dendura gjatë orëve të mbrëmjes kanë shtuar rrezikun për përmbytje. Për shkak se shumë banesa janë të rrezikuar, autoritetet kanë hapur Pallatin e Kulturës së Kamzës, si qendër akomodimi.
Në Vorë, nga reshjet e vazhdueshme rrugët u përmbytën me ujë, duke bërë qarkullimin e mjeteve edhe më të vështirë.
Në qytetin e Laçit, përroi që kalon përmes qytetit doli nga shtrati duke përmbytur kështu rrugët. Në Kurbin uji ka hyrë në shumë banesa dhe biznese, ashtu si edhe në Lezhë dhe Krujë.
Po ashtu, reshjet shkaktuan edhe rrëshqitje dherash kryesisht në në rrugën Burrel-Milot, Krujë-Fushë Krujë dhe në Rrëshen-Bukmirë.