Flash News
Konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’ mes opozitës dhe mazhorancës
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Nga “Zëri i Amerikës” te “DW”, si Rama dhe Vuçiç janë vendosur në qendër të kritikave amerikane dhe gjermane
Zëri i Amerikës dhe Deutsche Welle janë dy media që financohen direkt nga qeveritë e SHBA dhe Gjermanisë nëpërmjet taksave të qytetarëve. Qëndrimet që këto media mbajnë konsiderohen në të shumtën të rasteve si vijim i politikave të Uashingtonit dhe Berlinit, e në të njëjtën mënyrë duhet të lexohen raportimet e fundit që kanë në fokus manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe autoritarizmin gjithnjë e në rritje në Serbi.
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç u panë pak vite më parë si liderët e rinj modern që mund të vendosin paqen e shumëkërkuar në Ballkan. Takimet në Beograd dhe Tiranë, që pretendonin se do shkrinin akujt shekullor në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, u hapën atyre dyert në kancelaritë gjermane dhe amerikane.
Por, së fundmi dy miqtë rajonal janë vendosur në fokus të kritikave amerikane dhe gjermane.
Zëri i Amerikës, në versionin shqip, ka disa muaj që denoncon manipulimet e zgjedhjeve lokale të vitit 2015-të dhe zgjedhjet parlamentare të 2017-ës në Shqipëri, si dhe problemet me korrupsionin në rritje.
‘Konkurset publike në burgje - fushatë punësimi për zyrtarët e PS’ dhe ‘Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave në Shqipëri’, janë dy artikujt që kanë ndezur debatin politik në vend, sepse dokumentat e Prokurorisë, të publikuara nga Zëri i Amerikës, konfirmojnë akuzat e opozitës për manipulim të zgjedhjeve.
Këtyre dy shkrimeve, kryeministri Rama iu përgjigj duke e quajtur median amerikane si ‘zëdhënëse të kazanit shqiptar’. Analistë dhe ish-ambasadorë deklarojnë se raportimet e ‘Zërit të Amerikës’ duhen trajtuar me seriozitet pasi tregojnë se Uashingtoni ka një problem me Qeverinë në Tiranë.
(Ish-ambasadori në OKB për drejtorin e Zërit të Amerikës: Është shumë i besueshëm në DASH)
Në të njëjtat kushte të vështira ndodhet edhe miku i Ramës në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiç. Atje janë gjermanët që i janë vënë nga pas numrit një të shtetit, me artikuj ku denoncohet korrupsioni, problemet ekonomike, si dhe sjellja autoritare gjithnjë e më shpeshtë e presidentit Vuçiç.
“Flluska Vuçiç” titullohet një prej artikujve të publikuar së fundmi nga Deutsche Welle në gjuhën serbe dhe ku evidentohen të gjitha problematikat e sipërpërmendura. Protestat e mijëra qytetarëve kundër Vuçiç, që kanë filluar që në dhjetor të 2018-ës, janë pasqyruar gjerësisht nga media gjermane.
Por ndryshe nga ‘Zëri i Amerikës’ që raportimet që godasin mazhorancën e Ramës i ka përqëndruar vetëm në gjuhën shqipe, Deutsche Welle ndjek një praktikë tjetër duke publikuar edhe në versionin shqip artikujt kritik ndaj Vuçiç.
“Serbi: Gënjeshtrat në kioskën e gazetave”, titullohet artikulli i fundit në shqip, ku thuhet se: “Aleksandar Vuçiç e tregon veten të jetë reformator që do të fusë Serbinë në BE. Por makineria që prodhon propogandë punon pa pushim. Analizat tregojnë që Fake News në Serbi janë kthyer në politikë shtetërore.”
Mbështetja që Rama dhe Vuçiç morën në kancelaritë perëndimore në vitet e para të qeverisjes u kritikua nga studiues dhe njohës të Ballkanit, të cilët akuzuan BE-në dhe SHBA-në se kishin zgjedhur ‘stabilokracinë’ në vend të demokracisë.