Flash News

KRYESORE

Ngacmime seksuale në Parlament, reagon kryeministrja angleze

Ngacmime seksuale në Parlament, reagon kryeministrja angleze

Kryeministrja angleze Theresa May ka reaguar pas ngacmimeve seksuale në Parlament. Kryeminsitja ka bërë thirrje për procedura të reja për të trajtuar ngacmimet seksuale mes një serie akuzash për sjellje të papërshtatshme nga deputetët.

Në një letër drejtuar Kryetarit të Komuneve John Bercow, Theresa May tha se regjimi disiplinor i Dhomës së Ulët kishte nevojë për reformim dhe se dëshiron një shërbim të ri ndërmjetësimi për mosmarrëveshjet dhe një procedurë kontraktuale të ankesave për stafin e deputetëve.

Në letrën e saj, znj. May tha se sistemi aktual i transmetimit të ankesave  (sipas të cilave deputetët nuk janë të detyruar ligjërisht nga vendimet e Autoritetit të Pavarur të Standardeve Parlamentare, që paguan pagat e tyre dhe personelin e tyre)  nuk ishte i drejtë për punonjësit, shumë prej të cilëve të rinj dhe në punën e tyre të parë.

Ajo tha se konservatorët u kishin ofruar deputetëve të tyre një kod vullnetar të sjelljes në vitin 2014, por nuk kishte fuqi ligjore dhe për këtë arsye nuk ishte “i përshtatshëm për qëllime”.

“Nuk besoj se kjo situatë mund të tolerohet më,” shkruan ajo.

 

 

 

Të fundit