Flash News

KRYESORE

Ngacmoi seksualisht të bijën dhe nusen e djalit, arrestohet 50-vjeçari nga Elbasani

Ngacmoi seksualisht të bijën dhe nusen e djalit, arrestohet

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 50-vjeçar i cili akuzohet për veprat penale “Dhunë në Familje” dhe “Vepra të turpshme” .

Sipas policisë, Filip Qosja akuzohet se ngacmoi seksualisht të bijën adoleshente dhe nusen e djalit në zonën e Shirgjanit, por pas kallëzimit në polici ai është arrestuar menjëherë.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi :

Filip Qosja, 50 vjeç , banues në fshatin Mjekës Njësia Administrative Shirgjan.

Shtetasi i lartpërmendur dyshohet se ka dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nusen e djalit shtetasen F. Q, 22 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, si dhe vajzën e tij të mitur shtetasen E. Q., 14 vjeçe banuese në fshatin Mjekës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Dhuna në Familje” dhe “Vepra të turpshme” të parashikuar nga nenet 130/a dhe 108/a i Kodit Penal”, sqaron policia.

Të fundit