Flash News

KRYESORE

Ngatërroi kungullin me bombën, i moshuari alarmon Policinë Gjermane

Ngatërroi kungullin me bombën,  i moshuari alarmon Policinë

Një i moshuar, banues në Bretten, një qytet afër Karlsruhe në jug-perëndim të Gjermanisë, ka ngatërruar kungullin të cilin e kishte parë në oborrin e tij, me një bombë.

Gjermani ka njoftuar menjëherë policinë duke kërkuar ndihmën e saj. Policia ka mbërritur menjëherë të i moshuari dhe ka pohuar se nuk ishte bombë por kungull i njom.

Kungulli peshonte 5 kg dhe ishte 40 centimetra. Edhe vetë policët e pranuan se ngjashmëria me një bombë ishte shumë e madhe. Ata e morën perimen gjigante duke qetësuar 81 vjeçarin.

Ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe më herët ku janë gjendur nga banorët bomba amerikane ose britanike të pashpërthyera.

 

Të fundit