Flash News

KRYESORE

Ngatërrojnë fëmijët në maternitet, e kuptojnë pas dy vitesh

Ngatërrojnë fëmijët në maternitet, e kuptojnë pas

Pasi sollën në jetë vajzat e tyre në Itali dy nënat u kthyen në shtëpi për të vazhduar jetën normalisht. Por pas 2 viteve njëra prej tyre dalloi se numri i shiritit që i kishin vendosur vajzës në dorë në momentin që lindi nuk përputhej me atë të sajin. Ky fakt e bëri atë të dyshonte dhe të ngrinte alarmin për stafin e maternitetit ku kishte lindur.

Menjëherë pas këtij momenti u njoftua dhe nëna e dytë e cila në të njëjtën ditë  kishte sjell në jetë vajzën e saj. Pas fotove dhe numrit të shiritave që u krahasuan nga stafi i spitalit u vu re se kishte ndodhur një ngatërresë, ku dy zonjat kishin marrë fëmijët e njëra tjetrës. Më pas foshnjat  u kthyen në familjet e tyre të vërteta.  

Të fundit