Flash News

KRYESORE

Ngatërrojnë shafranin me bimën helmuese, gabimi u kushton jetën

Ngatërrojnë shafranin me bimën helmuese, gabimi u kushton

 Me idenë se do të gatuanin një vakt më të shijshëm nëse mblidhnin barëra në pyll,  ngatërruan shafranin më një bimë helmuese.

Ky ishte fati i një çift në Itali të cilët kanë mbetur të vdekur nga “kolkicina”, një substancë ekstrakt nga një bimë e egër. Giuseppe Agodi e Lorenza Frigatti 70 dhe 69 vjeç, kanë mbledhur barishte në pyll për të bërë një rizoto.

Fillimisht u mendua për një atak kardiak. Gruaja e pati agoninë më të ngadaltë. Ajo ndërroi jetë në spitalin e Padovas, pavarësisht ndihmës mjekësore. Mjekët dyshuan menjëherë për helmim, duke lidhur simptomat e të dyve. Pas autopsisë u konfirmua helmimi nga “Colchicum” vjeshtor, bima që mblodhën në pyll.

Ajo sjell pasoja fatale menjëherë pasi konsumohet. Në rastet e rënda shkakton kriza konvulsive e më pas vdekje

Të fundit