Ngec në ‘rrjetën’ e vettingut Ramadan Troci, prokurori i “peshqve të mëdhenj”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci.

Shkak për shkarkimin e tij është mosdeklarimi i saktë i pasurisë dhe fshehje të të ardhurave.

Mësohet se prokurori Troci zotëronte vetëm një makinë me vlerë 300 mijë lekë në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.

Kujtojmë se Troci është prokurori që firmosi arrestimin e Ardian Fullanit dhe Shpëtim Gjikës.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Troci është rritur me 28 herë, duke kapur vlerën e 8.5 milionë lekëve.