Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
‘Ngelëse në fakultet’, Arbana Osmani i përgjigjet Iris Luarasit: Më vjen keq që “mikesha jonë”...
Moderatorja Arbana Osmani i është përgjigjur pedagoges Iris Luarasi, e cila në emisionin ‘Shiko kush Luan’ tha se kishte ngelur disa studentë gazetarie që sot janë të njohur për karrierën e tyre.
Ndër to renditi edhe moderatoren e Top Channel, Arbana Osmani, e cila është një nga figurat më të rëndësishme të ekranit dhe moderimit.
Në një reagim në ‘story’ në Instagram, prezantuesja shpjegon se ajo pranoi të mos e kalojë lëndën e Iris Luarasit, për shkak të frekuentimit si shkak e punës që kishte nisur në atë kohë në ‘Top Albania Radio’.
“Në vitin e dytë të fakultetit punoja në ‘Top Albania Radio’, ndaj frekuentimi i të gjitha leksioneve ishte i pamundur.
Në atë kohë, im atë ishte i papunë, ndërsa familja ime jetonte me qira, ndaj puna ime ishte shumë e rëndësishme për ne. Kisha luftuar shumë për atë vend pune. E dija që do të ngelja ende pa filluar, sepse kisha dëgjuar që zysha ishte shumë strikte për mungesat, por atë vit zgjedhja ime ishte të ruaja punën dhe nuk më vjen keq.
E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është se “mikesha jonë” zgjedh të trajtojë si ngelësa njerëz që e kanë dashur lëndën e saj, ndoshta më shumë se vetë zysha, që për arsye frekuentimi nuk kanë mundur të jenë të pranishëm.
Megjithatë, leksioni që kam kuptuar është se ngelës dhe dështak nuk të bën nota e një mësuesi”, është shprehur moderatorja.