Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Ngërçi për anëtarin e dytë/ Balla: Meta ka hall të ketë në Gjykatën Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha sot në Kuvend se për presidentin Ilir Meta problemi nuk qëndron te afatet për zgjedhjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, por lista me katër emra, mes tyre edhe bashkëjetuesja e Alibejat.
“Duhet të flas troç, Meta bën mirë të heqë maskën e të flasë troç. Nuk ka hallin e afatit, ka ngulmuar që lista ti shkojë me 4 veta, se ka parë që e katërta e renditur është një person që ka njohje me presidentin. Bashkëjetuesen e Alibeaj, kjo është troç, lërini dënglat”, tha Balla, i cili më herët tha se : “Institucionin bazë për përzgjedhjen e anëtarëve është KED. Meta ka afat, ka dalë sot në pikë të mëngjesit nga kafja me një person që e pi çdo ditë dhe thotë se kuvendi ka shkel afatin e është me vonesë, ty që të iku afati që javën e shkuar qenke në rregull.
Për kandidatin e dytë kishte 30 ditë kohë, më 8 nëntor i ka mbaruar afati. Shpikje e re kushtetuese, presidenti ka të drejtë të pezullojë afatet kushtetuese. Me këtë precedent pezullon afatin 5 vjeçar të presidentin, ose e zëmë mandatin e Ralfit ta bëj 50 vjet. E ka të përcaktuar qartë, se në fund të 30 ditëve KED thotë afati yt mbaroi, i pari në listë me pikët shpallet anëtar i GJK dhe i uroj zonjës Arta Vorpsi, urime në detyrën e marrë nga KED pas përfundimit të procesit.
3 anëtarë, zonja në detyrë, Besnik Muci i dekretuar, Arta Vorpsi që ka përfunduar afati nga presidenti dhe do zgjedhim dy të tjera sot. 5 anëtar të rinj të GJK, ky është një lajm i mire për rrugën tonë në BE".