Flash News

KRYESORE

Ngërçi për koalicionet dhe listat, Basha mbledh aleatët në selinë blu

Ngërçi për koalicionet dhe listat, Basha mbledh aleatët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një mbledhje ditën e sotme me aletatët në selinë blu.

Takimi do të mbahet në orën 15:00 dhe në fokus të diskutimit do të jetë ngërçi i krijuar në Këshillin Politik për formulën e koaliconeve parazgjedhore, ndarjen e mandateve dhe formula e hapjes së listave.

Opozita e Bashkuar kërkon që koalicionet parazgjedhore të mos hiqen dhe listat të hapen 100%, teksa PS ka paraqitur një draftin me lista "të hapura" por me kushte, si dhe ndalimin e koalicioneve dhe prag zgjedhor 3% në rang kombëtar.

Opozita e Bashkuar ka kërkuar që të merret opinioni i OSBE-ODIHR lidhur me formulën e koaliconeve dhe ndarjen e mandateve, por kjo është refuzuar nga mazhoranca me arsyetimin se zvarrit procesin.

Të fundit