Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ngërçi për listat, Dash Shehi: Jemi të zhgënjyer me ambasadorët, thanë se ‘5 qershori’ nuk ndryshon
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi nuk e ka fshehur zhgënjimin ndaj faktorit ndërkombëtar në Shqipëri, lidhur me ngërçin e krijuar sa i takon listave zgjedhore dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore sipas draftit të propozuar nga PS.
I ftuar në emisionin “Top Talk”, Shehi u ndal më konkretisht ndaj deklaratave të hershme të ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila ka insistuar vazhdimisht që 5 qershori nuk duhet të preket sa i takon ndryshimeve kushtetuese, por sipas tij ky pakt ka lëvizur tashmë.
“E kemi këtë zhgënjim sepse bëmë një marrëveshje me 5 qershor dhe thanë që nuk do të ndryshohet më”, tha Shehi.
Ndërsa ambasadorja tha sot që nuk duhet të lëvizet nga marrëveshja, në qoftë se ka lëvizje të bëhet me konsensus, Shehi thotë se tanimë Kushtetuta u ndryshua.
“Ka lëvizur, këtu nuk ka më asgjë, ky ndryshoi Kushtetutën. Në bazë të një Kushtetute që ndryshon bën nga këto ligje, karagjozlliqe. Ata janë bindur që është aventurier (i referohet kryeministrit Rama) dhe duhet larguar. Ata e kanë kuptuar që ky është zullumqari në këtë vend dhe duhet larguar”, tha ai.