Flash News

KRYESORE

Ngërçi politik, Basha takim konfidencial në zyrën e Metës

Ngërçi politik, Basha takim konfidencial në zyrën e

Në kulmin e krizës politike në vend duket se palët kanë nisur bisedimet për gjetjen e një zgjidhje.

Gazeta ‘Panorama’ shkruan sot se në zyrën e presidentit dje shkoi kreu i PD, Lulzim Basha, duke zhvilluar një takim 'kokë më kokë' me kreun e shtetit.

Biseda mes Metës dhe Bashës ka qenë tepër konfidenciale dhe palët janë munduar ta mbajnë takimin e tyre larg vëmendjes së medias.

Megjithatë, është mësuar se pjesë e diskutimit ka qenë kriza politike si dhe djegia e mandateve nga ana e opozitës.

Disa ditë më parë, Meta apeloi që palët të gjejnë gjuhën e dialogut. Qëndrimin e parë, Meta e bëri gjatë vizitës së presidentit slloven, ku kërkoi që kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha të bëjnë hapa pas për zgjidhjen e krizës politike.

Basha iu përgjigj deklaratës së presidentit duke deklaruar se nuk do të ketë hapa pas, megjithatë duket se palët kanë lëvizur nga pozicionimi i tyre dhe takimi i djeshëm në Presidencë ka vënë në lëvizje gjetjen e një zgjidhje.

Të fundit