Ngjalli polemika me deklaratën e fortë për ndeshjen Juventus-Inter, nisin hetimet për presidentin e Lazios

Prokuroria pranë Federatës Italiane të Futbollit ka kërkuar në nisë hetimet ndaj presidentit të Lazios, Claudio Lotito.

Shkak është bërë një deklaratë e tij, në një intervistë për mediat italiane kur tha se “Jemi një pikë larg kreut dhe kjo vetëm falë Juventus-Inter, që e keni parë se çfarë ndeshjeje ishte”.

Mediat vendase shkruajnë se pas polemikave, Lotito pritet t’i kërkohen sqarime për këtë qëndrim që sipas tij ngrihen dyshime mbi parregullsi të kësaj ndeshjeje.

Nëse presidenti i Lazios nuk e mbron këtë deklaratë, atëherë ai pritet të përballet me ndëshkime.