Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ngjarja e rëndë në kombinat, reagojnë ‘Dëshmitarët e Jehovait’: Nuk ishin pjesë e organizatës tonë! E çmojmë jetën
Lajmi mbrëmjen e djeshme për vetëflijimin e 3 anëtarëve të një familje në Tiranë, 2 nga të cilat kishin ndërruar jetë, ka tronditur mbarë opinionin publik. Ajo çka e bënte edhe më dramatike situatën është mënyra e zgjedhur për t’u vetëflijuar, përmes refuzimit të ushqimit dhe izolimit brenda mureve të shtëpisë për një kohë të gjatë (mure këto të cilat mbajtën në brendësi për 15 muaj kufomën e 30-vjeçares Anisa Josifi, dhe disa ditësh kufomën e të ëmës së saj Zhaneta Josifi 56-vjeçe).
Ndërsa personazhet e këtij filmi horror, ironikisht pjesë e jetës reale, dyshohej të ishin anëtarë të sektit të deshmitarëve të Jehovait, zëdhënësi për media i kësaj organizate Arben Lubonja e ka mohuar një gjë të tillë.
Në një reagim për media, Lubonja shprehet se gruaja dhe dy vajzat nuk janë shoqëruar asnjëherë me Dëshmitarët e Jehovait dhe se përpjekjet për të lidhur këtë ngjarje apo çdo element te saj me besmin e Dëshmitarve të Jehovait, janë krejtësisht të pabazë dhe madje fyese për besimin e tyre.