Flash News

KRYESORE

'Ngjarja e Vitit' sipas Artan Fugës

'Ngjarja e Vitit' sipas Artan Fugës

Irgis Hysenaj/ Politiko.al

Viti 2019 nuk ka për t’u harruar lehtë nga shqiptarët. Kjo sepse ka qenë i mbushur me ngjarje, të cilat për fatin tonë, ndikuan dhe do të ndikojnë në jetët e gjithësecilit edhe në të ardhmen. Në vendin tonë ndodhën ngjarje vendimtare, që nga lënia e mandatave të opozitës dhe dalja nga parlamenti, tërmeti i 26 nëntorit, refuzimi i hapjes së negociatave me BE-në, zgjedhjet vendore pa opozitën, e po ashtu u krijuan institucione, nga të cilat pritet një drejtësi e pavarur dhe e shëndoshë. Për “Politiko.al”, kanë dhënë opinionin e tyre tetë personazhe publikë, të cilët kanë argumentuar ngjarjen më të veçanta të këtyre 12 muajve për popullin tonë.

 Artan Fuga

Në këndvështrimin e studimeve të mia, çka janë paraqitur edhe në librin tim të fundit "Shoqëria Piramidale" {2019}, me rezulton që ngjarja kyç e vitit që kaloi, është largimi i opozitës nga Kuvendi dhe "djegia" e mandateve të deputetëve të saj. Gjithçka ndodhi dhe vazhdon të ndodhë, erdhi dhe vjen qe andej.

Kuvendi mbeti vetëm me Partinë Socialiste në pushtet. Ata deputetë nga listat e partive opozitare nuk përfaqësojnë as elektorat, as partitë përkatëse. Janë pa legjitimitet. I quaj metaforikisht deputetë "kopila". Kuvendi, qeveria, gjyqësori janë kthyer në pushtete të superpozuar në një të vetëm. Kryeministri është edhe shefi i Kuvendi, faktikisht, edhe i mediave, edhe i agjencive publike, "lideri suprem", që drejton edhe universitetet, Akademinë e Shkencave, teatrin, operën, cirkun, gjithçka. Për herë të parë, shqiptarët nuk patën mundësi legale të votojnë rregullisht, pushteti lokal është monist, "gjysmagjel" dhe arbitrariteti pushtetor është maksimal. Ne jemi kthyer ne modelin politik piramidal, si ai i para viteve 90, dhe nëse internimet, zëvendësoheshin nga eksodi masiv jashtë shtetit, në disa drejtime gjendja është më e rëndë. Nuk pipëtin as miza. Ky pushtet qe si piramide faraonike, përjashton qytetarët, po vendos në rrezik edhe sovranitetin e vendit duke e hedhur si top basketbolli a volejbolli nga BE drejt një farë Mini -Shengeni me Mini-Jugosllavinë.

Të fundit