Flash News

KRYESORE

'Ngjarja e Vitit' sipas Bardh Kadillit

'Ngjarja e Vitit' sipas Bardh Kadillit

Irgis Hysenaj

Viti 2019 nuk ka për t’u harruar lehtë nga shqiptarët. Kjo sepse ka qenë i mbushur me ngjarje, të cilat për fatin tonë, ndikuan dhe do të ndikojnë në jetët e gjithësecilit edhe në të ardhmen. Në vendin tonë ndodhën ngjarje vendimtare, që nga lënia e mandatave të opozitës dhe dalja nga parlamenti, tërmeti i 26 nëntorit, refuzimi i hapjes së negociatave me BE-në, zgjedhjet vendore pa opozitën, e po ashtu u krijuan institucione, nga të cilat pritet një drejtësi e pavarur dhe e shëndoshë. Për “Politiko.al”, kanë dhënë opinionin e tyre tetë personazhe publikë, të cilët kanë argumentuar ngjarjen më të veçanta të këtyre 12 muajve për popullin tonë.

 

Bardh Kadilli

Protesta nën shi, e datës 13 maj, ka qenë për mua ngjarja politike më mbresëlënëse e vitit që shkoi. Ajo proteste masive, e gjatë, e heshtur, e zymtë, nën shiun që nuk pushoi për asnjë çast, është më e veçanta që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Në kulturën tonë politike, ku fuqia dhe e drejta shprehen te forca, kjo protestë tregoi se fuqia dhe e drejta shprehen tek vendosmëria. Kjo protestë për mua, shpreh në gjuhën politike më mirë se çdo akt tjetër thelbin vetsakrifikues të daljes së opozitës nga sistemi formal politik. Çdo gjë tjetër ka qenë e njohur apo përsëritje e të shkuarës. Po të heqim tërmetin, kjo ka qene ngjarja që ka lënë gjurmë tek unë. Do të doja të kujtohej si e tillë.

Të fundit