Flash News

KRYESORE

Ngjarja e Vitit sipas Preç Zogajt

Ngjarja e Vitit sipas Preç Zogajt

Irgis Hysenaj/ Politiko.al

Viti 2019 nuk ka për t’u harruar lehtë nga shqiptarët. Kjo sepse ka qenë i mbushur me ngjarje, të cilat për fatin tonë, ndikuan dhe do të ndikojnë në jetët e gjithësecilit edhe në të ardhmen. Në vendin tonë ndodhën ngjarje vendimtare, që nga lënia e mandatave të opozitës dhe dalja nga parlamenti, tërmeti i 26 nëntorit, refuzimi i hapjes së negociatave me BE-në, zgjedhjet vendore pa opozitën, e po ashtu u krijuan institucione, nga të cilat pritet një drejtësi e pavarur dhe e shëndoshë. Për “Politiko.al”, kanë dhënë opinionin e tyre tetë personazhe publikë, të cilët kanë argumentuar ngjarjen më të veçanta të këtyre 12 muajve për popullin tonë.

 

Preç Zogaj

Ngjarja që nuk e lëshon kreun e vendit në mbresën time, edhe pse përmbytet herëpasherë si një shkëmb në det nga dallgët e larta të trazimeve të tjera të jashtëzakonshme, është dita e dorëzimit të mandateve nga opozita; ajo nisje me këmbë nga selia e partisë drejt kryesisë së Kuvendit, ai marrshim ,të thuash nëpër një korridor të nderit dhe të krenarisë, ajo pikturë e një miksimi pamjesh që të hidhnin prapa dhe përpara në histori, ajo hare, ajo ekstazë, ato vështrime e grimasa te pashlyeshme. Dhe unë me disa të tjerë, pakicë e pakicës, që fshija lotët e dëshpërimit që nuk e rrokja dot përmasën e ngjarjes dhe isha mbërthyer nga bindja në kundërrjedhë se ishte një gabim.

Të fundit