Flash News

KRYESORE

'Ngjarja e Vitit' sipas Skënder Minxhozit

'Ngjarja e Vitit' sipas Skënder Minxhozit

Viti 2019 nuk ka për t’u harruar lehtë nga shqiptarët. Kjo sepse ka qenë i mbushur me ngjarje, të cilat për fatin tonë, ndikuan dhe do të ndikojnë në jetët e gjithësecilit edhe në të ardhmen. Në vendin tonë ndodhën ngjarje vendimtare, që nga lënia e mandatave të opozitës dhe dalja nga parlamenti, tërmeti i 26 nëntorit, refuzimi i hapjes së negociatave me BE-në, zgjedhjet vendore pa opozitën, e po ashtu u krijuan institucione, nga të cilat pritet një drejtësi e pavarur dhe e shëndoshë. Për “Politiko.al”, kanë dhënë opinionin e tyre tetë personazhe publikë, të cilët kanë argumentuar ngjarjen më të veçanta të këtyre 12 muajve.

 

 Skënder Minxhozi

Ngjarja e vitit 2019 mendoj se është tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, i cili me pasojat e tij spostoi edhe një krizë të thellë e komplekse, siç është largimi i opozitës nga institucionet. Kam idenë se kjo ngjarje i ka dhënë formë jo vetëm jetës politike e institucionale të vendit, por ka nxjerrë në pah një numër sfidash që do të vazhdojmë t'i përjetojmë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Gjykoj se shërimi pasojave të tërmetit ka devijuar edhe hullinë ku po hynte gradualisht kriza politike, ku reforma zgjedhore dhe dakordësimi rreth zgjedhjeve të ardhshme, ishte një proces që tashmë kishte filluar. Viti 2019 do të mbahet megjithatë edhe për tensionin e skajshëm politik, që prodhoi institucione gjysmë të boshatisura në të gjitha shkallët e shtetit. Dhe kjo ndër të tjera nuk është situata më e mirë për të përballuar një tërmet me magnitudë 6.3. Megjithatë le të shpresojmë se ajo që ndodhi në 26 nëntor do të prodhojë, bashkë me dramat e personave të humbur apo të mbetur pa strehë, edhe një sinergji të re në Tiranën politike.

Të fundit