Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Ngjarja në Bularat, Bushati: Po vure dorën mbi polici, dihet reagimi dhe përgjigja e forcave të rendit
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar sërish për ngjarjen në Bularat, ku grekët kërcënuan dhe ofenduan shqiptarët gjatë varrimit të Kostandonos Kacifas.
Bushati shprehet se “një gjë e dimë të gjithë që po vure dorën mbi polici, kudo qofsh nga demokracitë më të zhvilluara, vendet më problematike, dihet se cili duhet të jetë reagimi dhe përgjigja e forcave të rendit”.
Më tej gjatë takimit llogaridhënës në Gjegjan të Pukës Bushati u bëri thirrje qytetarëve të mos bien në kurthin e disa ekstremistëve grekë. Po ashtu kryediplomati shqiptar shtoi se nga pikëpamja shtetërore, qeveria i ka kryer detyrat.
Pjesë nga fjala e Bushatit në Gjegjan të Pukës:
“Besoj se nga pikëpamja e detyrave shtetërore ne i kemi kryer ato detyra një më një dhe për incidentin fatkeq në Bularat. Shpresoj shumë që prokuroria, policia, organet hetimore ta thonë fjalën e tyre me profesionalizëm dhe ne ti krijojmë mundësi që ata të shprehen me profesionalizëm për çka ka ndodhur në Bularat, për rrethanat e humbjes së jetës. Një gjë e dimë të gjithë që po vure dorën mbi polici, kudo qofsh nga demokracitë më të zhvilluara, vendet më problematike, dihet se cili duhet të jetë reagimi dhe përgjigja e forcave të rendit. Së dyti, nëse i referohemi ngjarjes së djeshme ku pamë një shpërfaqje të një ekstremizmi dhe parullave të cilat në thelb dëmtojnë miqësinë mes vendeve tona, mes Shqipërisë dhe Greqisë. Dhe në këtë pikë mund të them që shpresoj që policia, forcat e rendit të bëjnë punën e tyre me seriozitetin maksimal dhe të gjithë ata njerëz të cilët kanë konsumuar akte të kundraligjshme të ndiqet rruga ligjore. Detyra jonë është që të mos biem në kurthin që identifikojmë një grup ekstremistësh me popullin grek, i cili në ditë të vështira dhe në ditë të lumtura ka qenë aty krah për krah me ne”.
Kujtojmë që dy javë më parë në Bularat, humbi jetën Konstandinos Kacifas si rezultat i konfrontimit me policinë. Ngjarja u pasua me thirrje raciste nacionaliste dhe antishqiptare nga segmente të caktuara. Për këtë çështje MEPJ ka thirrur dy herë ambasadoren e Greqisë në Tiranë Eleni Surani, të cilës i ka kërkuar sqarime në lidhje me reagimet pas ngjarjes.