Flash News

KRYESORE

Ngjarja në ish-Bllok, çfarë deklaroi Ervin Mata pas vetëdorëzimit në polici

Ngjarja në ish-Bllok, çfarë deklaroi Ervin Mata pas

Pas vetëdorëzimit të mbrëmjes së djeshme, biznesmeni Ervin Mata ka dhënë dëshminë e tij në polici.

Sipas "Neës 24", ai nuk ka folur shumë në polici, por ka thënë se u dorëzua pasi nuk ka lidhje me vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt e Elion Hatos.

Kujtojmë se Ervin Mata, u përfshi në konfliktin me armë të ndodhur në 5 tetor në një lokal në Ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, ndër ta edhe Ervis Martinaj.

Fillimisht pati dyshime se konflikti erdhi si pasojë e një ngacmimi që i ishte bërë të fejuarës së Matës, këngëtares së njohur Elvana Gjata, hetimet vazhduan edhe për motive që kishin të bënin për prishje të pazareve të drogës.

Ngjarja në ish-Bllok

Vrasja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, përkatësisht në ish-Bllok. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj së bashku me Elion Haton.

Siç është bërë e ditur, Gaxha u qëllua për vdekje nga komandoja Meviol Bilo si pasojë e një përplasje me armë mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës. Pak para se të ndodhte krimi, jashtë lokalit ka qënë edhe e dashura e Matës, kënçtarja Elvana Gjata, por pas hetimeve policia tha se ajo s’kishte lidhje me ngjarjen.

Për ngjarjen vijon të qëndrojë në burg biznesmeni tjetër Ervis Martinaj, ndërsa Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku,  Redi Popesku, Fabiol Alushi u lanë të lirë pas arrestimit. I lirë u la edhe Eljo Hato, i plagosur bashkë me Martinajn. I vetmi në kërkim për vrasjen është ekzekutuesi Merviol Bilo, truproja i Elvanës dhe njëherësh kushëriri i saj.

Të fundit