Flash News

KRYESORE

Ngjarja në ish-Bllok, dëshmia në polici e Fabio Allushit

Ngjarja në ish-Bllok, dëshmia në polici e Fabio Allushit

Fabio Allushi, 42 vjeçari  i vënë në pranga nga policia e Tiranës, është vetëdorëzuar të mërkurën në policinë e Tiranës. Burime nga policia bënë të ditur për ABC News se ai ka deklaruar se ka pritur të sqarohej pozicioni i tij në ngjarjen për të cilën akuzohet, që të dorëzohej në polici.

Gjatë marrjes në pyetje 42 vjeçari Allushi ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur në 4 tetor në ish-Bllok. Fabio Allushi ishte shpallur në kërkim menjëherë pas kësaj ngjarjeje. Ai është person i afërt me Ervin Matën, të fejuarin e këngëtares së njohur Elvana Gjata dhe me Merviol Bilon, komandon që dyshohet se vrau Fabiol Gaxhën dhe plagosi dy të tjerë. /abcnews.al

Të fundit