Flash News

KRYESORE

Ngjarja në Kavajë, reagojnë prindërit e djalit në arrati: Do dorëzohet sa të ndjehet më mirë

Ngjarja në Kavajë, reagojnë prindërit e djalit në

Prindëri e djalit në arrati, që akuzohet se ka përdhunuar të miturën në Kavajë ka reaguar në emisionin ‘Dritare’ në News 24. Përmes një mesazhi, ata shprehen se gjerat janë ndryshe nga sa thuhen, ndërsa sqarojnë se djali i tyre do të dorëzohen sapo të bëhet mirë psikologjikisht.

“E respektuar gazetare, unë që po të shkuaj jam prindi i djalit që mungon. Do të thoja që djali im nuk është i dashuri i vajzës dhe shumë nga ato që keni thënë nuk janë ashtu. Kur dolëm nga komisariati n'a u tha nga avokatët se do ju njoftojmë dhe djali im nuk di asgjë se çfarë po ndodh; është i rënduar shumë psikologjikisht po sa të ndjehet më mirë do përballet me gjithçka. Gjërat janë shumë më ndryshe”, thuhet në mesazh.

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat 7 të rinjtë, që akuzohen se kanë kryer marrëdhënie me të miturën. Ngjarja u denoncua nga kryeministri Berisha, pasi policia refuzonte të pranonte kallëzimin e tyre prej dy muajve.

Abuzimi në Kavajë, sanitarja e shkollës zbuloi mesazhin në telefonin e të birit

Të fundit