Flash News

KRYESORE

Ngjarja në Vilë Bashtovë/ Gazetarët nuk njohin ilaçin kundër kapsllëkut, e marrin për drogë

Një grup turistësh të huaj në plazhin e Vilë Bashtovës bënë bujë dje në mediat shqiptare për paraqitjen e tyre jo të denjë në një vend publik. Gazetarët publikuan foto dhe video të tyre lakuriq, duke pirë kanabis, madje u tha se edhe bënin seks në grup pa e vrarë mendjen.

Gjithashtu, në media u theksua fakti se përveç kanabisit turistët përdornin edhe drogëra të forta, e si mbulim kronikat jepnin disa shishe dhe shiringa që ata i kishin hedhur përtokë.

Por shishja që dukej qartë në video nuk ka të bëjë me asnjë lloj droge, ajo është në fakt një ilaç kundër kapsllëkut dhe me përmbajtje bimore, i rekomanduar nga mjekët dhe farmacistët.

Të fundit