Flash News

KRYESORE

Ngjarje e rëndë, humb jetën nëna me foshnjën në maternitetin e Kukësit  

Ngjarje e rëndë, humb jetën nëna me foshnjën në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Kukësit. Nëna me foshnjen kanë humbur jetën gjatë procesit të lindjes. Sipas “news 24”, gruaja që ka humbur jetën është identifikuar si Nurije Poçi, 40 vjeçe dhe po sillte në jetë fëmijën e saj të shtatë.

Familjarët kanë ngritur dyshime lidhur me vdekjen e saj të dhe të foshnjes, që i përkiste seksit mashkull.

Sipas familjarëve, mjekët kanë deklaruar se vdekja e nënës me foshnjen ka ardhur për shkaqe natyrale, megjithatë ata kanë kërkuar nga policia që të nisin hetime të menjëhershme për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së tyre.

Pritet në vijim edhe reagimi zyrtar i policisë së qarkut të Kukësit.

 

Të fundit