Flash News

KRYESORE

Ngjarje e rëndë në Durrës, policja vret veten me armën e shërbimit

Ngjarje e rëndë në Durrës, policja vret veten me armën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës ku një police ka vrarë veten.

Burime të policisë bjënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në Katund Sukth.

Sipas policisë, ish-punonjësja, Peranxhela Shahini 23 vjeç ka vrarë veten me armën e shërbimit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimii policisë:

Më datë 10.05.2017, rreth orës 12: 30, në Katund Sukth, në banesë është vetvrarë me armën e shërbimit shtetësia P. Sh. 23 vjeçe, Punonjëse Policie në Komisariatin e Policisë Durrës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet.

Të fundit